Në turist gjerman është arrestuar nën akuzën se ka shkaktuar një zjarr të madh, në një mal të Spanjës.
Burri 27-vjeçar i ka thënë policisë, se ka ndezur disa letra higjienike dhe një grumbull të vogël me plehra, në mënyrë që të mos i lë si mbeturina.
Në këtë formë, ai ka dashur t’i heqë papastërtinë dhe afër shpellës ku kishte qëndruar, gjithçka të mbeste pastër, transmeton Telegrafi.
Por, kjo ka bërë që të kapen degët e thara të drunjve, duke degjeneruar në zjarr masiv që ka përfshirë një pjesë të mirë të malit Judey, që ndodhet në La Palma të ishujve Kanarie.
Për pasojë, një roje mali e ka humbur jetën, derisa 700 njerëz është dashur të evakuohen nga ajo pjesë.
Për të fikur zjarrin, janë shfrytëzuar katër helikopterë dhe një aeroplan special, si dhe shumë kamionë që hedhin vrushkuj uji.
Ushtria e ka rrethuar zonën, si dhe ka ndihmuar banorët që të shuajnë flakët.
Në anën tjetër, turisti nga Gjermani që akuzohet për shkaktim të paqëllimshëm të zjarrit, pritet që së shpejti të del para drejtësisë.