Një i ri nga Kina ka bërë një lojë bizare dhe të dhimbshme, duke ndezur fishekzjarr sipër kokës.
Djaloshi gjysmë i zhveshur shihet duke e fërkuar kokën me shampon, ku më pas e merr shkrepësen dhe e ndezë mjetin e kapur në tavan, transmeton Telegrafi.
Pasi dalin shkëndijat e para, ai largohet për një moment, por kthehet sërish nën flakën shumëngjyrëshe.
Në videon e shkurtër të postuar më poshtë, shihet duke kërcyer nga dhimbjet e djegieve që i janë shkaktuar në lëkurë.
Në mesin e gjërave që nuk ju rekomandohet të mos i bëni, është edhe ky përdorim i rrezikshëm i fishekzjarrëve, që janë të destinuara për ambient të hapur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pq8qTPeZS_Y