Site icon Telegrafi

Ndëshkoni të korruptuarit me votë!

Qytetarët e Kosovës e kanë fatin e tyre në duart e veta. Ata duhet të shikojnë dhe të zgjedhin kandidatët me të kaluar të pastër dhe pa asnjë njollë korruptive. Ata janë grupi i vetëm i cili do të caktojë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë “Zërit” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Më tutje, ambasadori O’Oconnell ka thënë se për zgjedhjet e 11 qershorit dy çështje janë shumë të rëndësishme: që të ketë një fushatë të pastër dhe të ndërpritet çfarëdo lloj sulmi, frikësimi apo detyrimi ndaj qytetarëve rreth asaj se kë duhet të votojnë ata.

Duke folur për koalicionet parazgjedhore ambasadori ka thënë se edhe për të ka qenë befasi një gjë e tillë.

Megjithatë, ai ka shtuar se në demokraci janë shumë të rëndësishme dy gjëra: “Njëra është që votuesit kuptojnë për çka votojnë dhe e dyta është që votuesit të ndihen përgjegjës për votën e tyre”, ka thënë ai.

O’Connell ka folur për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se Kosova ka treguar pjekurinë e saj duke transferuar të akuzuarit e Hagës më herët, Limajn dhe Haradinajn, e të njëjtën gjë pret që ta bëjë edhe këtë herë.

Exit mobile version