Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është pezulluar për një ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq në të shtunën kundër Parmës.
Komisioni Disiplinor i ka dhënë veteranit një ndalim me një ndeshje dhe një gjobë prej pesë mijë euro për shkak se ka shqiptuar, me një qëndrim provokues, kritikë mosrespektuese ndaj zyrtarit të ndeshjes.
Suedezit iu dha një karton i kuq i drejtpërdrejtë kur Milani ishte 2-0 në Stadio Tardini dhe dukej i mërzitur nga vendimi i arbitrit Fabio Maresca.
Raportimet në Itali pretenduan se Zlatan do të apelonte për kartonin e kuq, pasi ai beson se gjyqtari keqkuptoi atë që tha.
39-vjeçari do të humbasë ndeshjen tjetër kundër Genoas, të planifikuar për të dielën në orën 12:30. /Telegrafi/