Pati polemika në futbollin brazilian në fundjavë, pasi mesfushori i Internacional, Mauricio, u ndëshkua me karton të verdhë për një arsye sa qesharake, aq edhe e çuditshme.
Të shtunën Internacional mundi Athletico PR me rezultat 2-1 në Serinë A-në braziliane, me Edenilson që shënoi dy golat.
Por 20-vjeçari Mauricio u përfshi në një moment të çuditshëm në fund të lojës. Pa asnjë presion mbi të, i riu mori topin në krahun e majtë dhe filloi të bënte disa lëvizje spektakolare.
Here's the ref booking him and then explaining why.
Later, the ref said Maurício had acted "in a way that disrespected the game."https://t.co/EFjFirgePG
— Joshua Law (@JoshuaMLaw) November 14, 2021
Gjyqtarit nuk i pëlqeu aspak ajo shfaqje dhe kur topi doli jashtë loje, ai i dha një karton të verdhë për Mauricion.
Mauricio, dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës, ishin krejtësisht të hutuar me vendimin – që do të thotë se ai tani do të humbasë udhëtimin te Cuiaba më 17 nëntor.
Árbitro Ramon Abatti Abel relatou na súmula o motivo do cartão amarelo de Maurício. "Atuar de maneira a mostrar desrespeito ao jogo – Por atuar de maneira a mostrar desrespeito ao jogo."
Meia recebeu cartão após fazer embaixadinhas, durante o jogo contra o Athletico. pic.twitter.com/qaG08jDUuW
— Victor Thompsen (@VictorThompsen) November 14, 2021
Joga Bonito – ose të luash bukur – është pjesë e kulturës së futbollit brazilian, por njeriu në mes, Ramon Abatti Abel, ndjeu se Mauricio “po vepronte në një mënyrë që tregon mungesë respekti për lojën”.
Madje këtë ai e ka shkruar edhe në raportin e tij të ndeshjes, e që shumë nga tifozët po e interpretojnë si banal kartonin e verdhë. /Telegrafi/