Site icon Telegrafi

Ndeshjet të cilat do t’i humbasë Odegaard pas lëndimit të rëndë që pësoi me Norvegjinë

Arsenali raportohet se ka mësuar shkallën e lëndimit të Martin Odegaard para duelit të tyre të rëndësishëm ndaj Manchester Cityt.

Këtë të diel, ‘Topçinjtë’ do të udhëtojnë në ‘Etihad Stadium’ për t’u përballur me kampionin në fuqi të Ligës Premier, Man City, në atë që po konsiderohet si një takim i zjarrtë.

Gjatë pauzës me kombëtare, Odegaard pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes që Norvegjia e zhvilloi ndaj Austrisë.

25-vjeçari e humbi derbin e Londrës ndaj Tottenhamit vikendin e kaluar dhe me shumë mundësi do t’i kalojë edhe disa javë jashtë fushave.

 

Siç ka raportuar The Mirror, Odegaard pritet që të mbetet jashtë fushave për tetë javë duke i dhënë kështu një goditje të rëndë Arsenalit.

Ndeshjet të cilat Odegaard do t’i humbasë shkaku i lëndimit:

22 shtator – Manchester City 

25 shtator – Bolton (Carabao Cup)

 28 shtator – Leicester City

1 tetor – PSG (Liga e Kampionëve) 

5 tetor – Southampton 

 19 tetor – Bournemouth

22 tetor – Shakhtar Donetsk (Liga e Kampionëve)

 27 tetor  – Liverpool 

 2 nëntor – Newcastle United

/Telegrafi/

Exit mobile version