Telegrafi

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës zhvillohen të mërkurën

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e para në kuadër të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Përballja e parë gjysmëfinale zhvillohet ndërmjet Drenicës që do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.

Ndërkaq, në takimin tjetër, Prishtina do ta presë skuadrën e Ligës së Parë, Vushtrrinë.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me datën 18 prill (e mërkurë).

Pikërisht pas ndeshjeve të kthimit do të mësohen edhe emrat e skuadrave finaliste të edicionit të sivjetmë.

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale, 4 prill në orën 14:00

Drenica – Vëllaznimi
Prishtina – Vushtrria