Site icon Telegrafi

Ndeshjet e mbetura dhe sa pikë i duhen Barcelonës për t’u shpallur kampione në La Liga

Barcelona triumfoi 1-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Me këtë fitore minimale, katalunasit jo vetëm që u rikthyen te fitorja, por shkuan edhe në 11 pikë diferencë nga vendi i dytë – Real Madridi.

Barcelona duket në rrugë të mbarë që të fitojë titullin e parë të ligës që nga vitti 2019, por që u kanë mbetur edhe tetë ndeshje të mbetura.

Lexo po ashtu Xavi paralajmëron lojtarët e Barcelonës për titullin kampion në La Liga

Por, edhe sa pikët duhet fituar Blaugranasit që të shpallen matematikisht kampion?

Barcelonës i duhen 14 pikë për të konfirmuar matematikisht veten si kampione, me potencialin e pesë fitoreve të nevojshme nga tetë ndeshje, në vazhdim.

Lexo po ashtu Në derbin me Atletico Madridin - Lewandowski shkaktoi një ndër huqjet më të mëdha të sezonit

Xavi u ka kërkuar lojtarëve të tij që të jenë me këmbë në tokë dhe të jenë të fokusuar në ndeshjet e mbetura, pasi asgjë nuk është siguruar deri në ngritjen e trofeut.

Më poshtë mund të shikoni përballjet e mbetura të Barcelonës për këtë sezon, gjersa u duhen vetëm edhe pesë fitore për të siguruar titullin, duke mos shikuar në rast të dështimit të Real Madridit që do të afronte festën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version