Telegrafi

Ndeshjet e Kupës, terrenet në Kosovë të mbuluara me borë – Ballkani i Suharekës e largon nga fusha për pak orë (Foto)

Digitalb Kupa e Kosovës rikthehet me raundin e katërt me ndeshje fantastike në mbarë vendin.

Por bora e madhe që ka rënë në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës, ka mbuluar stadiumet në gjithë vendin.

Rast i njëjtë është edhe ai i stadiumit në Suharekë ku ndeshjet si vendas i luan Ballkani.

Por reagimi dhe mobilizimi i klubit dhe njerëzve përreth ka qenë i madh.

Pamja e stadiumit në mëngjes

Drejtuesit e klubit kanë marrë të gjitha masat e duhura për ta larguar borën nga tereni me bari sintetik dhe këtë e kanë bërë me një mjet që është adekuat për këtë punë.

Aty shihen edhe disa punëtor të fushës që me mjete e kanë larguar borën, duke e shndërruar të gatshme fushën për lojë.

Pamje nga largimi i borës

“Portokallinjtë” synojnë të kalojnë tutje në çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të përballen me Gjilanin nga ora 12:30.

Telegrafi mëson që fusha në të njëjtën gjendje gjendet edhe në Ferizaj, ku Prishtina përballet me Kosovën e Prishtinës, ndërsa klubi kryeqytetas është duke u munduar që ta largojë borën nga fusha.

Stadiumi aktualisht

Përparësia e kësaj xhiroje është se shumica e ndeshjeve zhvillohen në stadiumet me bari sintetik. /Telegrafi/