Ka përfunduar faza e dytë në elitën e futbollit kosovar.
Kësisoj Prishtina ka mbetur lider i padiskutueshëm me 42 pikë të tubuara, katër më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Drita.
Në pozitën e tretë përfundoi Liria pas fitores befasuese në udhëtim te Llapi, ndërsa Gjilani zë vendin e katërt.
Feronikeli, Llapi dhe Trepça ’89 radhitën në pozitat pesë, gjashtë dhe shtatë me pikë të barabarta nga 34.
Ndërkohë në vendin e tetë është Drenica me 33 pikë, ndërsa Vëllaznimi zë pozitën e nëntë me 30 sosh.
Flamurtari është e 10-ta me 14 pikë po aq sa ka edhe Besa, ndërsa Vllaznia e fundit me vetëm 12 pikë.
Në javën e 23-të do të përballet Prishtina me Trepçën ’89, ndërsa Drita pret Drenicën. /Telegrafi/
Më poshtë keni komplet javën e 23-të:
Prishtina – Trepça ‘89
Drita – Drenica
Liria – Vëllaznimi
Gjilani – Flamurtari
Feronikeli – Besa
Llapi – Vllaznia