Për të dytën javë radhazi, Arsenali lëshoi epërsinë me dy gola për të barazuar 2-2.
Në stadiumin e Londrës të dielën, Topçinjtë kaluan në avantazh 2-0 kundër West Hamit falë golave të Gabriel Jesus dhe Martin Odegaard. Ata dukeshin të vendosur se do ta fitonin këtë takim, pas barazimi i tyre kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar.
Megjithatë, penalltia e Said Benrahma para pjesës së parë i dha shpresë skuadrës së David Moyes përpara se Jarrod Bowen të barazonte 10 minuta në pjesën e dytë.
Liderët e ligës tani janë nën presion, shkaku që Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar edhe është vetëm katër pikë mbrapa tyre.
Por, gara për titull duket se do të vendoset më 26 prill kur të dy skuadrat takohen në Etihad.
Prandaj, GivemeSport ka parashikuar çdo ndeshje të Arsenalit dhe Man Cityt nga tani deri në fund të sezonit për të parë se kush ka me të vërtetë avantazhin:
E premte 21 Prill
ARSENAL 2-0 Southampton
E mërkurë 26 prill
MANCHESTER CITY 2-2 ARSENAL
E diel 30 prill
Fulham 0-2 MANCHESTER CITY
E martë 2 maj
ARSENAL 3-1 Chelsea
E mërkurë 3 maj
MANCHESTER CITY 2-0 West Ham
E diel 7 maj
Newcastle 1-1 ARSENAL
MANCHESTER CITY 4-0 Leeds
E diel 14 maj
ARSENAL 2-1 Brighton
Everton 1-3 MANCHESTER CITY
E shtunë 20 maj
Nottingham Forest 0-2 ARSENAL
MANCHESTER CITY 2-0 Chelsea
E diel 28 maj
ARSENAL 2-0 Wolves
Brentford 1-2 MANCHESTER CITY
Ndeshja e mbetur
Brighton 1-2 MANCHESTER CITY
Me këto rezultate, City do të ishte në 92 pikë me Arsenalin vetëm një pikë më pak – me Citizens që do të mbronin titullin për herë të tretë radhazi. /Telegrafi/