Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë.
Të mërkurën u zhvilluan tri takime në BKT Superligë ndërsa sot në program janë edhe dy të tjera me fillim nga ora 15:00.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka rikthyer formën e edicionit të kaluar, pasi ka marrë dy fitore radhazi.
Në kuadër të xhiros së shtatë, kryeqytetasit presin Ulpianën në stadiumin Fadil Vokrri.
Prishtina synon fitoren e tretë këtë edicion, derisa mysafirët nga Lipjani udhëtojnë në kryeqytet për të shkaktuar befasi.
Sfidë e zjarrtë na pret sot edhe në stadiumin e qytetit në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës.
Klinasit pas gjashtë javëve ende nuk kanë shënuar fitore dhe një gjë të tillë duan ta arrijnë qysh në takim ndaj Dritës.
Në anën tjetër Drita e cila humbi derbin ndaj Gjilanit kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.
Gjilanasit nuk kanë mungesa dhe kërkojnë tri pikët nga udhëtimi në Klinë. /Telegrafi/