Telegrafi

Ndeshje vendimtare për Dritën

Sa i përket titullit të kampionit, pothuajse gjithçka është bërë më e qartë pasi Trepça ’89 është shkëputur në 10 pikë.

Por gara për mbijetesë është bërë edhe më interesante pasi për t’i ikur barazhit janë në garë Drita, Ferizaj e Liria e Prizrenit.

Kësisoj ndeshje tejet interesante pritet të jetë në qytetin e Gjilanit, ku Drita do ta luaj ndeshjen vendimtare ndaj Ferizajt.

Derbi i dy skuadrave rajonale pritet të përcillet nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve.

Ndërkohë Prishtina do të jetë nikoqire e finalistit të Kupës së Kosovës, Besës së Pejës.

Me fitore eventuale, kryeqytetasit afrohen në tetë pikë nga lideri 89-shi.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet ajo mes Trepçës dhe Drenicës. /Telegrafi/