Telegrafi

Ndeshje vendimtare mes Malishevës dhe Dukagjinit, formacionet zyrtare

Malisheva do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje vendimtare në stadiumin Liman Gegaj në xhiron e fundit të BKT Superligës.

Xhiroja e fundit i gjen dy skuadrat që po kërkojnë me ngulm t’i ikin pozitës së tetë, pozitë që i lë në barazh.

Malisheva aktualisht ka 47 pikë dhe zë vendin e tetë, derisa Dukagjini 49 pikë në vendin e pestë.

Vetëm fitorja do t’i kryej punë vendasve, derisa mysafirët nga Klina do të kërkojnë së paku barazimin.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Marc Olivier, Pefqeli, Shabani, Sobowale.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Syla, Basri, Shala, Shabani, Jashanica, Carioca, Gashi, Mërlaku, Chibueze.

/Telegrafi/