Në dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje, Peja e mposhti Bashkiminin, ndërsa Besa shënoi fitore të rëndësishme ndaj RTV 21.
Kurse, sot (e diel) Sigal Prishtina do të udhëtojë drejt Gjilanit, ku synon fitore ndaj Dritës, në ndeshjen që zhvillohet ora 19:00.
Edhe Trepça shihet si favorite në duel me Kastriotin, në takimin që do të luhet të dielën në Vushtrri, nga ora 18:00. /Telegrafi/