Telegrafi

Ndeshje spektakolare në Mitrovicë: Trepça ’89 dhe Drita ndajnë pikët

Trepça ’89 është rikthyer me spektakël në BKT Superligën e Kosovës, pasi edhe pse mori një barazim 2-2 ndaj Dritës, dhuroi një lojë të bukur.

Ishte minuta e 36-të e takimit kur Christian Mba i kaloi mitrovicasit në epërsi.

Kaluan vetëm tre minuta nga goli i parë, dhe Mba shënoi edhe të dytin, duke zënë sërish Dritën në befasi.

Me këtë dy gola të shënuara, përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.

Ishte minuta e 70-të e takimit, kur Drilon Islami ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1, duke i dhënë shpresë klubit gjilanas.

Deri në fund, Dita nuk u dorëzua dhe ia doli të shënonte për 2-2 në minutën e 85-të me anë të penalltisë së realizuar nga Ardit Tahiri, duke marrë kështu një pikë mjaft të mundimshme. /Telegrafi/