Telegrafi

Ndeshje spektakolare në Londër, Arsenali në epërsi 2-1 ndaj Valencias pas pjesës së parë

Arsenal - Valencia . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Arsenali e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Valencias 2-1, në një ndeshje spektakolare që po zhvillohet në Londër.

Valencia kaloi e para në epërsi, kur realizoi për 0-1 mbrojtësi Diakhaby me kokë pas harkimit nga Rodrigo në minutën e 11-të.

Mouctar Diakhaby duke festuar golin e shënuar në minutën e 11-të. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Por epërsia e spanjollëve nuk zgjati më shumë se shtatë minuta pasi vendasit barazuan rezultatin.

Një bashkëveprim mes dyshes Aubameyang – Lacazette, bëri që sulmuesi francez të shënoj në portën bosh për 1-1.

Në minutën e 26-të Arsenali kaloi në epërsi 2-1, ku pas harkimit fantastik të Granit Xhakës, Alexandre Lacazette shënoi për 2-1.

Festa e Alexandre Lacazette. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Valencia tentoi të rikthehej në lojë duke kërkuar golin e barazimit, por një gjë të tillë nuk ia arriti brenda 45 minutave të parë.

Kësisoj 45 minutat e parë të kësaj sfide në Emirates përfunduan me epërsinë e Arsenalit 2-1. /Telegrafi/