Llapi ka arritur të shënoj fitore në derbin rajonal ndaj Prishtinës me rezultat 3-2.
Ka qenë një ndeshje fantastike e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Lipjan.
Vetëm pas 23 minutave lojë, Llapi kaloi në epërsi kur Benet Ismaili i mysafirëve shënoi gabimisht në portën e tij për 1-0.
Katër minuta më vonë llapjanët gjetën edhe golin e dytë në këtë takim, kur realizoi sulmuesi meksikan Rivera për 0-2.
Llapi nuk u ndal dhe në minutën e 38-të shënoi me Kushtrim Shabanin, por goli i tij u anlua nga VAR-i.
Në minutën e 41-të, Prishtina ngushtoi epërsinë falë golit nga Arlind Shabani.
Me epërsinë e Llapit 2-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë Prishtina u tregua më e rrezikshme dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 60-të kur shënoi Sabien Lilaj për 2-2.
Megjithatë krejt në fund të ndeshjes Kushtrim Shabani i vendasve shënoi për 3-2.
Kësisoj Llapi e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e katërt me 29 pikë, derisa Prishtina mbetet e pesta me 24 pikë. /Telegrafi/