Drejtuesit e klubit të futbollit, Fushë Kosova të mërkurën në stadiumin e tyre kanë vendosur të organizojnë një ndeshje përkujtimore për ish-futbollistin e tyre, Triumf Shabani që ndërroi jetë ditë më parë.
Sipas organizatorëve në këtë lojë revyale do të takohen ekipi i parë dhe ai i veteranëve të këtij klubi. Qëllim kryesor është mbledhja e një fondi për familjen e futbollistit të ndjerë që ishte edhe pjesë e Feronikelit të Drenasit.
Sulmuesi 20 vjeçar ndërroi jetë më 20 qershor nga një sulm në zemër deri sa ishte duke luajtur futboll të vogël me disa shokë. /Sporti1/Telegrafi/