Në mesjavë do të zhvillohet java e parë në Superligën e femrave në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje mjaft interesante.
Ndeshja e parë e javës së parë për edicionin e ri do të zhvillohet mes Kastriotit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat kanë bërë disa përforcime dhe shpresojnë të nisin edicionin e ri me fitore.
Takimi më interesant do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Skuadra prizrenase të dielën fitoi Superkupën dhe ka synime të fitojë titullin, derisa Penza ka traditë dhe shpreson në një edicion sa më të suksesshëm.
Sfida e fundit e kësaj xhiroje është mes Trepçës dhe Kosovahome Prishtinës. Skuadra prishtinase beson në një edicion sa më pozitiv dhe sigurisht se, edhe ambiciet për trofe nuk mungojnë.
Superliga e Femrave – Java 1
E mërkurë
13:30 Kastrioti-Vëllaznimi
18:00 Bashkimi-Penza
E enjte
16:30 Trepça-Kosovahome Prishtina