Telegrafi

Ndeshje interesante në Ligën e Parë, në Istog zhvillohet derbi i javës

Sot zhvillohen gjashtë ndeshjet hapëse të xhiros së 14 të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Grupi A sjellë katër takime, ku vëmendja do të jetë në “Demush Mavraj” të Istogut.

“Troftat” janë nikoqire të ekipit tjetër që pretendon Superligën, Malishevës, në një 90 minutësh ku dy skuadrat kërkojnë fitoren për të bërë një hap të rëndësishëm.

Në takimet tjera të ditës në këtë grup, Dukagjini është nikoqir i Trepçës, Vushtrria pret Drenasin derisa në Prizren takohen dy ekipet e reja por me potencial, A&N dhe Onix.

Dy ndeshjet e vetme të Grupit B që luhen sot janë 2 Korriku – KEK-u dhe Ramiz Sadiku – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Istogu – Malisheva
Dukagjini – Trepça
Vushtrria – Drenasi
A&N – Onix

GRUPI B

2 Korriku – KEK-u
Ramiz Sadiku – Ferizaj. /Telegrafi/