Vushtrria vlerësohet kryendeshja e fazës çerekfinale të garës për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Shorti është tërhequr të martën pasdite në lokalet e FHK-së, ndërsa ndeshjet luhen më 22 e 23 mars.
Prishtina e Vushtrria luajnë në Superligën A dhe kanë pretendime të mëdha. Ndërkohë vetëm njëra prej tyre do të bëj vend në gjysmëfinale të Kupës.
Rivalitet pritet edhe në ndeshjen Vëllaznimi – Trepça e po ashtu në atë Rahoveci – Deçani. Trepça e Rahoveci janë në Superligën A, ndërsa Vëllaznimi e Deçani në Superligën B.
Kastrioti, që më herët e ndali në barazim Besa Famgasin, do të mundohet ta befasojë skuadrën pejane në Ferizaj.
Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës.