Telegrafi

Ndeshje humanitare futbolli në Gjenëve – skuadra e Lorik Canës kundër asaj të Johan Djouru

Shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë organizuar një ndeshje humanitare futbolli në Gjenevë të Zvicrës.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘Stade de la Fontenette’ më 29 maj, ku nuk mungojnë figura të njohura të futbollit vendor dhe ndërkombëtar.

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka krijuar një skuadër, ndërsa edhe futbollisti zviceran i famshëm Johan Djourou po ashtu ka një skuadër.

Do të luajnë edhe emra të njohur si Migjen Basha, Andi Lila, Taulant Seferi, Shkodran Mustafi e shumë të tjerë.

Po ashtu do të ketë edhe muzikë ku të pranishmit do t’i argëtojnë emra si Capital T, Dhurata Dora, Gold AG dhe Meda.

Mysafirë special të Halil Kastratit dhe këtij eventi do të jenë edhe Bekim Jashari dhe Agim Ademi. /Telegrafi/