Site icon Telegrafi

Ndeshje fantastike zhvillohen sot në BKT Superligë, vëmendja në derbin Drita – Prishtina

Xhiro e 26-të në BKT Superligën e Kosovës ka filluar ditën e shtunë me tri ndeshje që u zhvilluan.

Dukagjini mori një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 1-2, derisa befasia ndodhi kur Feronikeli ndali Ulpianën në barazim 2-2.

Ndeshja tjetër që përfundoi pa fitues ishte edhe ajo mes Malishevës dhe Gjilanit që përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Sot në program janë edhe dy sfida fantastike për tu zhvilluar në elitën e futbollit kosovar.

Me fillim nga ora 13:00, lideri aktual i BKT Superligës, Ballkai do të pres Drenicën në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndërkohë 30 minuta më vonë në Gjilan zhvillohet kryendeshja e kësaj xhiro mes dy skuadrave të mëdha të futbollit kosovar Dritës dhe Prishtinës.

Drita vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titull sado të vogla që janë ato, derisa Prishtina ende nuk e ka siguruar mbijetesën në elitë.

Takimi mes dy gjigantëve kosovarë zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. /Telegrafi/

Exit mobile version