Telegrafi

Ndeshja Xhaka vs Rashica, mblodhi 9288 euro që do të shkojnë për bamirësi

Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës janë mbajtur disa aktivitete të ndryshme në kryeqytet.

Njëra nga to ka qenë edhe ndeshja e yjeve në mes të shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.

Komuna e Prishtinës njofton se nga ky organizim janë mbledhur 9288 euro që do të shkojnë për bamirësi.

Po ashtu edhe shuma e mbledhur nga Koncerti i Grupit “Gjurmët”, që janë 8800 euro, do të blihen instrumente muzikore për shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.

Ky është njoftimi i Komunës

Në kuadër të aktiviteteve 20/20, këtë qershor, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetet bamirëse “Loja e yjeve” dhe Koncertin e Grupit “Gjurmët”.

Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë. Ndërsa shuma e mbledhur 8,800€ nga koncerti i grupit “Gjurmët” do të përdoren për blerjen e instrumenteve muzikore për nder të 70-të vjetorit të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova“ në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës falenderon përzemërsisht Granit Xhakën, Milot Rashicën, të gjithë ‘yjet’ pjesëmarrës në ndeshje, grupin muzikor “Gjurmët” dhe mysafirët artist që u janë bashkangjitur qëllimit tonë bamirës.

Ndeshja mes Granit Xhakës dhe Milot Rashicës solli spektakël. /Telegrafi/