Telegrafi

Ndeshja Tottenham-Liverpool po zhvillohej, ndërsa fokusi i tifozit ishte te këmbët muskuloze të Shaqirit që vazhdojnë të jenë në formë

(Foto: Screenshot/Instagram)

Ndeshja ndërmjet Tottenhma Hotspur dhe Liverpool ishte mjaft e tensionuar, ndërsa përfundoi me fitoren e Redsave me një gol të shënuar nga Roberto Firmino.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte ftuar nga trajneri Jurgen Klopp që të ishte në bankën rezervë të liderit të Ligës Premier.

Ai u inkuadrua në lojë në minutat shtesë në vend të Mohamed Salah për ta shijuar paksa fitoren e skuadrës së tij, e cila po rrugëton drejt titullit të kampionit në Angli.

Lexo po ashtu Liverpooli triumfon edhe në udhëtim te Tottenhami, Reds janë gati për derbin me Unitedin

Porse, derisa po e bënte nxehjen, jashtë vijës së fushës, përkundër se ishte i veshur me tuta, muskujt e Shaqirit ishit mjaft të dukshëm.

Ndërsa këtë e ka vërejtur një tifoz që ndodhej afër në tribuna dhe në vend se ta përcillte ndeshjen, fokusi i tij ishte te muskujt e bëshëm të shqiptarit 28 vjeçar. /Telegrafi/