Kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë këtë të dielë Poloninë, për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, e cila luhet duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania”.
Në lidhje me këtë, Policia e Shtetit përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka bërë publike masat që do të merren dhe akset që do të bllokohen, duke nisur ora 15:00 të dielën, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes dhe rendin në kryeqytet.
Ndër të tjera, policia bën me dije edhe masat ndëshkimore që do të merren për personat që veprojnë në kundërshtim me këtë njoftim. /Telegrafi/