Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.
Serbët nuk kanë mundur ta kalojnë humbjen e mbrëmshme që ua shkaktuan shqiptarët e Zvicrës.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën Botërore në Rusi, tifozët serbë kanë pasur përleshje dhe kanë shkaktuar trazira në Vjenë, shkruan vaaju, transmeton Telegrafi.
Policia austriake ka njoftuar sot, se katër persona janë arrestuar pas rrahjeve dhe trazirave.
Sipas autoriteteve austriake, tifozët serbë, po ashtu hodhën shishe dhe mjete piroteknike ndaj policisë.
#Aktuell kreist unser Hubschrauber über #Ottakring. Nach dem Ergebnis eines WM-Spieles kam es dort vermehrt zu Einsätzen aufgrund „unzufriedener“ Fußballfans. Der Hubschrauber unterstützte unsere KollegInnen am Boden. Der Einsatz sollte jedoch in Kürze beendet sein.
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) June 22, 2018