RB Leipzig dhe Bayern Munich kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen derbi të javës së gjashtë në Bundesliga.
Ndeshja nisi furishëm nga vendasit që arritën të shënonin që në rastin e parë serioz.
Lois Openda gjuajti bukur në minutën e 20-të për të gjetur rrjetën për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Leipzig gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Castello Lukeba për 2-0.
⏸️ 𝘗𝘈𝘜𝘚𝘌
🟣 #RBLFCB | 2-0 | 45’ 🟢 pic.twitter.com/FYEj4iyJKs
— FC Bayern München (@FCBayern) September 30, 2023
Bayern Munich u kthye në lojë fal një penalltie të fituar në minutën e 57-të pasi u rishikua në VAR.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/vartatico/status/1708176698519195812
Në minutën e 70-të u vendos baraspesha, kur Jamal Musiala asistoi te Leroy Sane, i cili shënoi për 2-2.
Pas këtij barazimi Bayern Munich mban vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa RB Leipzig është në vendin e pestë me 13 pikë. /Telegrafi/