Site icon Telegrafi

Ndeshja që nisi stuhishëm më gola u mbyll në barazim, Llapi ende pa fitore

Llapi nuk ka arritur të marr fitoren e parë në këtë kampionat as pas xhiros së gjashtë, duke barazuar në shtëpi me Drenicën me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi shumë mirë me të dy skuadrat që kërkonin golin.

Kuqezinjtë ia arritën qëllimit që në minutën e 12-të, kur shënuan me lojtarin e tyre më të mirë Kreshnik Ukën për 1-0.

Por vetëm katër minuta më pas Llapi gjeti barazimin.

Ishte Kastriot Selmani që shënoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, me Llapin që dominonte me topin, ndërsa Drenica ishte e rrezikshme me kundërsulme.

Rastin më të mirë në minutën e 80-të e kishte Adem Maliqi, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Drenica ka mundur të kthehet në shtëpi me tri pikë, por goditja e Armend Abazit në kohën shtesë u ndal nga portieri Ilir Avdyli.

Llapi mbetet në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Drenica është e treta me 11 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version