Site icon Telegrafi

Ndeshja që do mund ta humbasë Bellingham pas dënimit që mori nga UEFA

Ndeshja që do mund ta humbasë Jude Bellingham për Anglinë pasi iu shqiptua dënimi prej një ndeshje moslojë tashmë është zbuluar.

Bellingham shënoi golin e tij të dytë në Euro 2024 teksa në mënyrë akrobatike realizoi për të barazuar shifrat ndaj Sllovakisë në fazën e 1/8 së finales.

Ai dhuroi një moment magjie para se Harry Kane të shënojë për ta rikthyer avantazhin në të mirë të “Tre Luanëve” dhe rrjedhimisht të sigurojë kualifikimin.

Gjatë festës së golit, Bellingham performoi një gjest josportiv i cili sipas raportimeve kishte si cak bankën rezervë të Sllovakisë.

UEFA hapi një hetim për veprimin e tij dhe e dënuan yllin anglez me një gjobë prej 30 mijë eurosh për thyerje të rregullave bazike të sjelljes.

Lexo po ashtu UEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi ka një 'trik' në favor të anglezit

Por, ata gjithashtu i dhuruan atij edhe një ndeshje moslojë. Kjo do të thotë se se ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Zvicrës nesër (e shtunë) por duhet ta vuajë dënimin nëse thyen ndonjë rregull gjatë 12 muajve në vazhdim.

Cilën ndeshje do ta humbasë Bellingham?

Me shumë mundësi ai do të servojë dënimin e tij prej një ndeshje gjatë kampanjës të Ligës së Kombeve për Anglinë.

Të besuarit e Gareth Southgate do të përballen me Finlandën, Irlandën dhe Greqinë teksa do të synojnë të ndjekin promovimin në Ligën A.

Anglia do të përballet me Irlandën më datë 7 shtator para se të jetë nikoqire e Finlandës tri ditë më vonë më 10 shtator.

Në tetor, ndeshjet ndaj Greqisë dhe Finalndës janë caktuar para ndeshjes së kthimit ndaj Greqisë dhe Irlandës në nëntor./Telegrafi/

Exit mobile version