Telegrafi

Ndeshja në Serie A ku përballeshin shqiptarët, ndërpritet shkaku i tërmetit (Video)

Një seri tërmetesh kanë goditur mbrëmë zonën qendrore të Italisë, duke ndërprerë për disa çaste edhe ndeshjen Pescara-Atalanta.

I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë.

Tërmeti i fortë që ndodhi ka pandikuar edhe tifozët që ishin të pranishëm në ndeshjen Pescara-Atalanta.

Frika nga dridhjet ka bërë që tifozët që ishin të ulur lartë në stadium të zbresin poshtë, ndërsa ndeshja u pezullua për disa minuta.

Lexo po ashtu Top dhjetë lojtarët italianë që pritet të shpërthejnë në të ardhmen (Foto)

Pas largimit të panikut ndeshja vazhdoi normalisht dhe Atalanta mes frikës dhe shiut të madh shënoi fitore si mysafirë 1-0.

Në këtë ndeshje u paraqitën Ledian Memushaj dhe Rej Manaj për Pescaran, ndërsa Etrit Berisha ishte në portë për Atalantan. /Telegrafi/