Site icon Telegrafi

Ndeshja mes Besiktasit dhe Maccabit është zhvendosur nga Stambolli

Ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës ndërmjet Besiktasit dhe Maccabi Tel Avivi, e cila ishte dashur të luhej në Stamboll më 28 nëntor, është zhvendosur në Debrecen të Hungarisë, njoftoi UEFA.

Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, me vendim të autoriteteve lokale hungareze, megjithëse mediat turke raportojnë se fillimisht është arritur një marrëveshje me autoritetet lokale që shikuesit të mund të ndiqnin ndeshjen, por autoritetet hungareze më pas vendosën që ndeshja të luajtur me dyer të mbyllura.

Kjo për shkak të skenave në Amsterdam pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabit.

 

Takimi mes dy klubeve u konsiderua si një rrezik i lartë, sepse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar sulmet verbale ndaj liderëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Protestat e mëdha anti-izraelite, të nxitura nga qeveria turke, po zhvillohen në të gjithë vendin për më shumë se një vit, dhe në tetor 2023, Izraeli u kërkoi qytetarëve dhe diplomatëve të tij të largoheshin nga Turqia si masë sigurie.

Te Besiktas, dy nga lojtarët kryesorë janë Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Lexo po ashtu Muçi shënon, Rashica kthehet nga lëndimi – Besiktas fiton ndaj Malmos

Pas katër xhirove, Besiktas është në vendin e 18-të me 6 pikë, ndërsa Maccabi në pozitën e 35-të pa pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version