Site icon Telegrafi

Ndeshja Maqedoni-Itali, Shkupi i bllokuar

Policia e trafikut rrugor në Shkup ka vendosur një regjim të ri komunikacioni përshkak ndeshjes për kualifikimet në Botërorin e vitit 2018, që do të luhet në mes Maqedonisë dhe Italisë duke filluar nga ora 20 e 45 në stadiumin ”Filipi i dytë i Maqedonisë” përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për trafikun do të jetë i mbyllur pjesa e trafikut në rrugët ”Aminta Treti” e cila kryqëzohet me rrugën ”Jordan Haxhikonstatinov-Xhinot” e deri tek rrugët përreth stadiumit që do të thotë se drejt stadiumit do të lëshohen vetëm vetura me leje të veçantë.

Nga ora 17 do të ketë ndalesa edhe në bulevarin Ilinden për të gjithë rrugët që shpiejnë në stadium.

Nga policia e rrugëve të Shkupit apelojnë deri tek qytetarët të respektojnë rregullat e përkohshme dhe të mos bëjnë rrëmujë nëpër qytet./Telegrafi/

Exit mobile version