Në orët në vazhdim do të vendoset se a do të shtyhet apo do të zhvillohet ndeshja mes Lazios dhe Interit, e planifikuar për sonte (e hënë) në orën 20.30 në Olimpico.
Qyteti i Romës është goditur nga retra të forta shira të mëdha që kanë krijuar shumë probleme në trafik.
Në profilin zyrtar në Twitter, Komuna u kërkoi qytetarëve të kufizojnë lëvizjen në qytet për shkak të erës së fortë.
Pranë stadiumit ka pemë që kanë rënë dhe rrugë janë të përmbytura nga shiu.
Por terreni ku do të zhvillohet ndeshja është i mbuluar, por ka frikë se tifozët do të kenë vështirësi të mëdha të shkojnë në stadium.
Menaxheri për komunikim i Lazio, Stefano De Martino, është optimist që ndeshja do të zhvillohet.
“Nuk do të ketë takime të tjera teknike”, tha ai për Lazio Style Radio.
“Për momentin Lazio-Inter luhet. Mund të ketë një takim më vonë ku do të sqarohen disa gjëra”, deklaroi ai.
Mbi 100 operacione janë kryer që nga mëngjesi i sotëm nga zjarrfikësit e Romës për pemët dhe degët e rëna dhe shumica e rrugëve janë të lira. /Telegrafi/