Ndonëse është paralajmëruar dhe pritur, deri të premten në mbrëmje nuk ka pasur asnjë zyrtarizim në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës në futboll për 5 mars.
Bëhet fjalë për ndeshjen e parë pas lejes së dhënë nga FIFA. Media e portale të ndryshme kanë raportuar punë të kryer ndeshjen miqësore me Xhamajkën, madje ato kanë raportuar edhe datën e 4 marsit e stadiumin, Adem Jashari në Mitrovicë, i cili vërtetë ka marr një pamje krejt tjetër pas punimeve që po zhvillohen aty.
“Nuk ka asgjë zyrtare. Bisedimet janë duke u zhvilluar, presidenti Vokrri është në Gjenevë, por ende ka detaje që po diskutohen dhe nuk kisha dashur me spekuluar më shumë”, tha ai për sporti1.com.
Meqenëse bëhet fjalë kryesisht për Xhamajkën, ndoshta problemi mund të jetë politik pasi që ky vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. “Jo, nuk kem probleme të natyrës së tillë. Besoj se të shtunën (nesër) do të kemi më shumë detaje në lidhje me këtë”, tha shkur Salihu, pa dashur të paragjykojë nëse bëhet fjalë për miqësore në Kosovë apo jashtë saj.
Pronari i kompanisë, “Gama Sports and Events” nga Montreux i Zvicrës, e cila është e licencuar për zhvillimin e ndeshjeve miqësore nga UEFA e FIFA, nuk ka dashur të japë shumë detaje.
Kjo kompani kishte organizuar më 14 nëntor 2012 edhe miqësoren ndërmjet kombëtares shqiptare dhe asaj të Kamerunit të luajtur në Gjenevë.
“Jemi në mes të bisedimeve dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, tha Gaettano Marotta ekskluzivisht për portalin, sporti1.com.
Burime tëë ndryshme pohojnë se çdo gjë pritet të marr formën zyrtare të shtunën, kur pritet që të organizohet edhe një konferencë për media, ndërsa ndër diskutimet e fundit kanë qenë detajet e udhëtim, vizave dhe tjera teknik për të dy kombëtaret. /Sporti1/Telegrafi/