Në fundjavë nis zyrtarisht stinori pranveror i sezonit 2018/19, me Prishtinën lidere dhe Feronikelin që është menjëherë pas saj.
Ndeshjen e parë në pranverë Prishtina e zhvillon si mysafire e rivalit nga kryeqendra, Flamurtarit.
Por skuadra kuqezi ka vendosur që ndeshjen me Prishtinën të zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK dhe Supersporti e kanë caktuar të hënën për termin të ndeshjes, pra orari nuk do të ndryshojë.
Derbi i kryeqytetit zhvillohet më 18 shkurt nga ora 13:30.
Ndeshja e parë e zhvilluar po në këtë stadium ishte mbyllur baras 1-1. /Telegrafi/