Malisheva është gati për ta zhvilluar ndeshjen e parë në histori të klubit në garat evropiane.
Skuadra që përfundoi e katërta sezonin e kaluar në Superligë, në rrethin e parë të Ligës së Konferencës do të luaj me malazezët e Budocnost.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë derisa Malisheva ka nxjerr në shitje biletat për këtë duel.
Për dy tribunat mbrapa golave bileta kushton 5 euro, derisa në pjesën perëndimore 10 euro
Njoftimi i plotë nga KF Malisheva:
Ju njoftojmë se biletat për ndeshjen FC Malisheva vs FK Budućnost Podgorica do të dalin në shitje të hënën nga ora 10:00. Ndeshja zhvillohet më datë 11 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Biletat nga nesër mund të blihen në bulevardin e qytetit, në Malishevë, ose ditën e ndeshjes, në Podujevë, afër stadiumit “Zahir Pajaziti”.
Çmimet e biletave janë:
Veri, 5€
Jug, 5€
Perëndim, 10€
Mos e humbisni mundësinë për të përkrahur ekipin tonë në këtë ndeshje të rëndësishme! Blini biletat tuaja dhe sigurohuni që të jeni pjesë e kësaj atmosfere të jashtëzakonshme sportive!. /Telegrafi/