Site icon Telegrafi

Ndeshja e parë me Holandën ose Suedinë?

E përditshmja franceze, L’equipe, e cila ishte edhe e para qe e paralajmëroi lejimin e miqësoreve për Kosovën, e që më vonë u zyrtarizua edhe nga FIFA, në një shkrim të saj ka paraqitur tri përfaqësuese të cilat mund të luajnë në ndeshjen e parë historike për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Pasi me modalitet e FIFA-s u përjashtua mundësia e ballafaqimit me ndonjë nga shtetet e ish-Jugosllavisë, gazeta franceze ka thënë se Holanda, Suedia ose Bullgaria mund të jenë përfaqësueset të cilat mund të përballen me Kosovën.

Nëse Holanda apo Suedia pranojnë të luajnë me Kosovën, kjo do të ishte një gjë shumë e madhe për imazhin e vendit tonë, pasi që shumë yje të mëdha do të zbrisnin në Kosovë e kjo gjë do të tërhiqte vëmendjen e shumë medieve të huaja.

Po ju lexues të nderuar çfarë mendoni? Me cilën kombëtare do të dëshironit që Kosova ta luante ndeshjen e parë miqësore? Shprehuni në hapësirën për komente…/Telegrafi/

Exit mobile version