Harry Maguire ka mbajtur shiritin e kapitenit për herë të parë me fanellën e Manchester Unitedit.
Unitedi luajti në udhëtim te Partizani i Beogradit në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.
Kjo ndeshja u fitua minimalisht 1-0 nga anglezët falë një goli nga penalltia e francezit Anthony Martial.
Në këtë takim kapiten i Djajve të Kuq ishte mbrojtësi anglez, Maguire, i cili u transferua për një shifër rekord për mbrojtës.
Ishte kjo hera e parë që Maguire e mbajti shiritin e kapitenit dhe kjo u karakterizua me një ndodhi interesante.
Maguire, i pa mësuar me rolin e kapitenit harroi për një moment se duhet të jetë në mesin e fushës së bashku me gjyqtarin dhe kapitenin e ekipit tjetër.
Anglezi shkoi në pozitën e tij në fushë duke “harruar” të shikojë shortin me anë të hedhjes së monedhës dhe kjo situatë është bërë virale tashmë.
Ishin gjyqtarët që e njoftuan anglezin dhe Maguire shpejt e kuptoi gabimin e tij dhe shkoi në mes të fushës, ku ai shtrëngoi duart me kapitenin e Partizanit. /Telegrafi/
It’s Harry Maguire’s first game as Manchester United captain…and he forgot he had to do the coin toss 😂 https://t.co/dGJ84U6iC7
— B/R Football (@brfootball) October 24, 2019