Site icon Telegrafi

Ndeshja e Kosovës me Panamanë mund të mos zhvillohet fare

Edhe pse më parë ishte konfirmuar marrëveshja nga drejtuesit e FFK-së, së fundi Arena bëri të ditur përmes burimeve të saja se ndeshja ka dështuar për fajin e Panamasë, pasi drejtuesit e kësaj Federate kanë ndryshuar marrëveshjen, duke parashtruar kushte të cilat për FFK-në janë të papërballueshme.

Ndërkohë, të hënën Arena ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Panamasë, të cilët thonë se momentalisht nuk kanë marrëveshje me FFK-në për t’u luajtur kjo ndeshje. “Tani për tani nuk kemi marrëveshje të arritur me Federatën e Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore. Ende nuk ka asgjë zyrtare nëse do të luajmë apo jo”, tha përmes telefonit, Jorge Aued, sekretar gjeneral i FFP-së.

Ai nuk deshi të bëjë të ditur nëse më herët ishte arritur marrëveshja, dhe arsyet e prishjes së saj. “Janë disa çështje që duhet të zgjidhen mes nesh dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Ne jemi ende duke biseduar për këto, prandaj nuk mund të them më shumë detaje se a do të ketë ndeshje apo jo”, shtoi Aued. /Telegrafi/ 

Exit mobile version