Site icon Telegrafi

Ndeshja e futbollit zgjat katër minuta

Në fakt, ekipi vendas Gigant Belene ka filluar ndeshjen vetëm me tetë lojtarë pasi që një numër i madh i tyre kanë qenë të lënduar apo të suspenduar. Megjithatë numri i lojtarëve të ekipit është zvogëluar edhe më shumë pasi që brenda katër minutash janë lënduar edhe dy, prandaj arbitri Stojan Denev ka qenë i shtyrë të ndërprejë ndeshjen.

Rregullat lokale të futbollit theksojnë se ndeshja duhet të ndërpritet nëse njëra prej ekipeve ka më pak se gjashtë lojtarë në terren.

Ndeshja në fjalë është më e shkurtra ndonjëherë në Bullgari, e më pas ndeshja i ka takuar ekipit të Chavdar Byala Slatina me rezultat 3-0.

Exit mobile version