Telegrafi

Ndeshja më e çuditshme në histori: Tenistet shtyhen se cila do ta dorëzojë takimin që zgjati shtatë minuta! (Video)

Skena qesharake janë shfaqur në ndeshjen mes Sachia Vickeryt dhe Elise Mertensit në turneun e hapur të tenisit në Hobart.

Menjëherë pas lojës së parë në ndeshjen e rrethit të dytë, Vickery ka kërkuar ndihmën e mjekut.

Por vetëm disa sekonda më vonë, të njëjtën gjë e kërkoi edhe rivalja amerikane, transmeton Telegrafi.

Pastaj ndodhi ajo që asnjëherë nuk është parë në fushatat e tenisit – te dyja tenistet u shtyn se cila e para të lë takimin.

Të dyja u përpoqën të dorëzohen, por gjyqtari më në fund vendosi që Vickery ishte më e shpejtë dhe kështu ndeshja, e cila zgjati vetëm shtatë minuta, i takoi belges Mertens. /Telegrafi/