Skena qesharake janë shfaqur në ndeshjen mes Sachia Vickeryt dhe Elise Mertensit në turneun e hapur të tenisit në Hobart.
Menjëherë pas lojës së parë në ndeshjen e rrethit të dytë, Vickery ka kërkuar ndihmën e mjekut.
Por vetëm disa sekonda më vonë, të njëjtën gjë e kërkoi edhe rivalja amerikane, transmeton Telegrafi.
Pastaj ndodhi ajo që asnjëherë nuk është parë në fushatat e tenisit – te dyja tenistet u shtyn se cila e para të lë takimin.
Të dyja u përpoqën të dorëzohen, por gjyqtari më në fund vendosi që Vickery ishte më e shpejtë dhe kështu ndeshja, e cila zgjati vetëm shtatë minuta, i takoi belges Mertens. /Telegrafi/