Tottenham Hotspur ka kohë që po luajnë futboll të mirë, por Mauricio Pochettino me ndeshjen ndaj Realit, ka fituar respekt të madh.
Edhe pse gjendet qe pesë vite e gjysmë në Ligën Premier, Pochettinos iu desh një ndeshje si kjo që të dëshmohet.
Të martën ndaj ai bëri befasi të mëdha përballë dy herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane.
Fernando Llorente luajti nga minuta e parë, duke iu bërë shumë probleme Sergio Ramosit dhe Raphael Varanes.
https://twitter.com/spurs_web/status/920369998744510464
Ky vendim ishte një element befasues, por Llorente ia arriti të paraqitet mjaftë mirë.
Los Blancos kishin planifikuar ta ruanin me dy lojtarë, por kjo taktik i befasoi jo pak spanjollë.
Tottenhami edhe pse kishte probleme me lëndimet dhe suspendimet, bëri lojë të mirë me Eric Dierin që u mbështet nga Moussa Sissoko dhe Harry Winks.
Los Blancos gjuajtën 14 gjuajtje, por Hugo Lloris ishte aty që bëri edhe disa prite të pamundura.
L'arrêt phénoménal d'Hugo Loris face à Karim Benzema 😮😮😍#RMATOT #Realmadridtottenham pic.twitter.com/cvX4lL4iqc
— La Beauté Du Sport (@beaute_sport) October 17, 2017
Grupi H është i barabartë pasi Real Madrid dhe Tottenham, kanë nga shtatë pikë.
Ky pa dyshim ishte Tottenhami më i mirë, pasi kishte studiuar gjithçka nën urdhrat e Pochettinos, i cili në të ardhmen do të jetë një nga trajnerët më të mirë. /Telegrafi/