Ndeshja kthyese e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit mund të zhvendoset nga Camp Nou për shkak të frikës mbi infektimin me Covid-19.
Ndeshja e dytë e raundit me eliminim direkt është planifikuar të luhet në Camp Nou më 8 gusht.
Por, rajoni verilindor i Spanjës ka pasur një ngritje në rastet e virusit Covid-19 javët e fundit.
Stacioni radiofonik RAC1 tani raporton se ndeshja e cila do të luhet pa asnjë tifoz të pranishëm, mund të zhvendoset larg Camp Nou për shkak të nxitimit të infeksioneve.
UEFA i është drejtuar Departamentit të Shëndetit në Kataluni për të kërkuar siguri të mëtutjeshme për shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve përpara ndeshjes.
Stadiumet e Guimaraes dhe Portos janë të përgatitur për të pritur ndeshjen nëse është e nevojshme, megjithëse ende ekziston një pritje e fortë që nuk do të ketë ndonjë kërkesë për të ndryshuar vendin. /Telegrafi/