Borë e madhe po bie në Bergamo të Italisë, por pas një kontrolli në fushë, ndeshja mes Atalantas dhe Villarrealit në Ligën e Kampionëve është shtyrë për 20 minuta.
Ishte menduar që ndeshja të niste në ora 21:00 në stadiumin Gewiss.
Megjithatë, një stuhi e madhe dëbore mbi Lombardi, bëri që të ketë dy inspektime në fushë nga gjyqtari anglez Anthony Taylor.
U vendos që pasi fusha ishte pastruar nga bora dhe intensiteti i stuhive kishte filluar të qetësohej, ndeshje të fillojë në ora 21:20.
A causa delle condizioni meteo avverse, il match è posticipato alle 21:20.
Due to the weather conditions, #AtalantaVillareal has been postponed to 21:20 CET.#UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/4ec1LvspCj
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021
Nëse ndeshja nuk mund të zhvillohet sonte dhe bora fillon përsëri, atëherë ka të ngjarë të riplanifikohet për të enjten.
Kjo është një ndeshje vendimtare, sepse një fitore do ta dërgonte Atalantan në raundin tjetër për sezonin e tretë radhazi.
Një barazim do ta kalonte Villarrealin dhe do ta zbriste La Dea në vendin e tretë për Ligën e Evropës.
Qualcuno ha detto pallone arancione? 🧐
Did anyone say orange ball? ⚽️🟠#AtalantaVillareal #UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/NtAJGFMdeK— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 8, 2021
Madje është e mundur që ata të eliminohen plotësisht nga Evropa nëse Atalanta humbet dhe Young Boys mund Manchester Unitedin. /Telegrafi/