Site icon Telegrafi

Ndeshja Angli – Kosovë mund të zhvillohet në stadiumin ‘St Mary’s’ të Southampton

Stadiumi i Southamphton . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Anglia duket se ka gjasa të kthehet në stadiumin St Mary’s të Southamptonit për kualifikueset drejt Evropianit, në ndeshjen kundër Kosovës në shtator.

Lajmin e jep Sky Sports News, duke shtuar se Kombëtarja angleze do të kthehet në jug pas vitit 2002.

St Mary’s Stadium . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Lajmi vjen si pjesë e planeve të FA për të lejuar ekipin kombëtar të luajë në stadiume në të gjithë vendin, duke përfituar nga ndeshjet e suksesshme që kishte sa ishte Ëembley në rindërtim.

Në vizitën e tyre të fundit në Southampton, para 17 vjet më parë, Anglia barazoi 2-2 kundër Maqedonisë.

Southampton . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Vitin e kaluar Anglia ka luajtur në Leeds ‘Elland Road dhe Leicester City King Poëer Stadium.

Kosova në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë ka marr një pikë./Telegrafi/

Exit mobile version