Site icon Telegrafi

Ndeshet me plakun hundëlesh

Corti, në fakt, ish kampioni junior i boksit, duket se nuk ende nuk i ka harruat lëvizjet e vjetra prandaj i riu McCallum pas ndeshjes me pensionistin e fuqishëm është dukur “sikur ta kishte shkel kerri”.

Plaku ishte në shtëpi me gruan e tij kur e ka sulmuar McCallum. Corti i ka shpëtuar lëvizjes me thikë dhe me ka reaguar shpejt me dy kroshe të cilat sulmuesit të ri i kanë shkaktuar lëndime të rënda në buzë e sy. Skena e ngjarjes është dukur si “vend i vrasjes” është thënë në gjykim.

I tërë incidenti ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, e arsyeja, siç ndodh shpesh, ka qenë zënka për një kohë të gjatë rreth zhurmës. McCallum ka pasur qejf të bëj ndeja me miqtë e tij, derisa fqinjëve të tij nga qyteza Botely afër Oxfordit kjo gjë nuk u ka pëlqyer.

Me një rast, respektivisht më 18 gusht 2008, Corti kishte lajmëruar policinë të cilët e kishin ndalur ndejën. McCallum e kishte sulmuar të nesërmen në mëngjes.

McCallum ka qenë “i dehur xurxull”, është arsyetuar avokati i tij, dhe sipas tij ai kishte marrë thikën në kërkim të parave dhe stolive.

Edhe pse i riu është arsyetuar duke thënë se nuk i kujtohet tërë incidenti, ai është gjykuar me katër vjet e gjysmë burg, derisa gjykatësi e ka porositur se “çfarë e ka lyp, e ka gjet".

Exit mobile version