Telegrafi

Ndeshet me demin duke mbajtur në krah vajzën pesëvjeçare (Video)

Francisco Rivera Ordonez nga Spanja, është fotografuar duke u stërvitur me një dem të ri në moshë, ndërsa e mbanë pesëvjeçare në krah, transmeton Telegrafi.

“Debutimi i Carmenit” ka shkruar matadori 43-vjeçar, ndërsa përshkrimit të fotografisë, i ka bashkangjitur edhe thurjen ‘#orgullodesangre’, që nënkupton ‘krenar me gjak’.

Mirëpo, veprimi i Fancos nuk është parë me sy të mirë, nga ndjekësit e tij.

Ai është kritikuar për rrezikimin e fëmijës, si dhe për keqtrajtimin e demit, i cili shihet i gjakosur. /Telegrafi/